Shqipëria u “rindërtua”! – Në 5 vjet, bashkitë 3-fishuan të ardhurat nga lejet e ndërtimit

Në 5 vitet e fundit bashkitë kanë lëshuar ndjeshëm dorën në dhënien e lejeve të ndërtimit, të cilat kanë qenë burim kryesor të ardhurash për pushtetin vendor.

Referuar raportit të Financave Publike Vendore për vitin 2018, vihet re se nga viti 2014 deri në vitin që lam pas, janë 3 fishuar të ardhurat nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, ku 2018 ka arritur kulmin.  Kështu nga 2.4 miliardë lekë që janë mbledhur në 2014-ën, 2015 ka pësuar rënie, ndërsa 3 vitet vijuese kanë pasur rritje progresive. Vitin që lam pas, të ardhurat nga lejet e ndërtimit për 61 bashkitë në vend u regjistruan në 7.2 miliardë lekë apo 2 miliardë lekë më shumë se në 2017.

Kjo edhe për shkak se ka qenë vitit i fundit i plotë për të zgjedhurit vendor, çka është reflektuar dhe në një tolerancë në këtë drejtim. Megjithatë, referuar legjislacionit në fuqi, të ardhurat nga kjo taksë duhet të përkthehen për financimin e infrastrukturës publike të nevojshme për të integruar këto ndërtesa të reja në pjesën tjetër të territorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në rastin konkret nuk ka ndodhur, pasi pushteti vendor gjatë vitit 2018 ka ulur me 2 miliardë lekë investimet publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?