“Shqipëria, vend i sigurt”. KE publikon listën e shteteve ku duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit

KE e ka konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt nga pandemia e COVID, duke e futur në listën e shteteve që vendet e BE-së duhet të heqin kufizimin e udhëtimit.

Pas një rishikimi për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme të COVID për udhëtimet në BE, Këshilli Evropian azhurnoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve si Shqipëria, Australi, Izraeli, Japonia, Liban, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Hong Kong dhe Makao, Tajvani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas KE-së, banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimet e këtij rekomandimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021.

Ato mbulojnë situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19, si dhe besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion. Reciprociteti gjithashtu duhet të merret parasysh rast pas rasti.

Vendet e lidhura me Shengen, Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra gjithashtu marrin pjesë në këtë rekomandim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?