Shqipëria, vendi i parë në Ballkan që hap një qendër për gay-t e pastrehë

Shqipëria ka hapur një qendër për homoseksualët e pastrehë, duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkan dhe Europën Lindore, që e bën një gjë të tillë. Qendra do të mbajë emrin “Streha”.

Ajo është një projekt i dy organizatave për të drejtat e komunitetit gay, Alenaca LGBT dhe ProLGBT. Qendra do t’u ofrojë atyre strehim të përkohshëm (deri në 6 muaj) dhe shërbime, duke përfshirë edhe trajnime për aftësitë e tyre, mundësi të formimit profesional dhe mbështetje psiko –sociale.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj, Ambasadori britanik në Shqipëri z. Nicholas Cannon OBE, zv.Ambasadori i SHBA z.Henry V. Jardine, drejtoresha në zyrën e programeve në USAID, znj. Clare Masson, drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) z. Andi Kananaj, drejtoresha e “Assist Impact” znj. Mathy Timm dhe të tjerë miq, ishin vizitorët e parë të këtij ambienti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kristi Pinderi tha gjatë fjalës së tij se: Dhunën ndaj komunitetit LGBTI në Shqipëri jo detyrimisht ne e shikojmë çdo ditë nëpër rrugë! Ajo është një dhunë sistematike që ndodh brenda familjes dhe në shkollë apo në ambientet e tjera publike, ndaj STREHA është mbi të gjitha një shërbim për viktimat LGBT të dhunës në familje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?