Shqipëria zgjohet me masa lehtësuese, shtohen zonat e gjelbra në vend

Shqipëria zgjohet sot me masa më lehtësuese përsa i përket pandemisë së krijuar nga koronavirusi.

Nisur nga sot, 4 maj, vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi.

18 zonat e gjelbëra në të gjithë vendin janë Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Gjithashtu në udhëtimet me taksi, ku tashmë lëvizja do të jetë në të gjithë vendin mund të mbahen 2 pasagjer, jo 1, por gjithmonë anëtarë të një familje.

Në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë. Ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.

SHKARKO APP