Shqipëria zgjohet në acar, ja si do jetë moti
Shqipëria u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të dëborës ndërsa për këtë javë parashikohet të dominoj moti i kthjellët, por me temperatura të acarta.
Sot priten reshje të dobëta bore në të gjithë vendin. Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell, por shumë ftohtë. Temperaturat do të luhatën nga -8 deri në 2 °C. Mot i ftohtë dhe pothuajse i kthjellët pritet të mbajë ditën e martë. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej -9 deri në 4 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej -3 deri në 6 °C.