“Shqiponja” më krenare se kurrë, studentët valëvisin flamurin Kuq e Zi në protesë

Protesta studentore nuk është vetëm për universitetin por edhe për mbarë shoqërinë, sepse një shoqëri e mirëarsimuar është një shoqëri që nuk gjunjëzohet.

Sot është dita e tretë e protestës studentore, e cila ka marrë edhe përmasa më të gjera ku sot mes tyre shihet edhe flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Nga marshimi i studentëve të Universiteti Bujqësor bashkë me ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, është valëvitur fort flamuri kuqezi, ku me siguri shqiponja mes tij është ndjerë më krenare se ndonjëherë më parë.

“Kemi flamurin me vete sepse kjo është një protestë kombëtare studentore! E tashmja dhe e ardhmja e këtij kombi, jo vetëm në universitet.
Kjo është edhe protestë e mbarë rinisë dhe jo vetëm e neve studentëve që jemi në auditore, mund të na bashkohet çdo i ri dhe e re që nuk ka pasur mundësi të na bashkohet, e gjithashtu të gjithë prindërit!”, shprehet një student.

Epo, studentët janë në shesh, të gjithë e kanë marrë vesh!

 

 

 

 

SHKARKO APP