”Shqiponja motiv gëzimi”, Veliaj mesazh FIFA-s

Fobisë serbe dhe organeve të futbollit europian e botëror, komuniteti shqiptar i është kundërpërgjigjur për të legjitimuar një mënyrë festimi normale dhe mbi të gjitha që s’duhet të tremb askënd.

Më shumë sesa golat ajo çka bëri bujë të madhe ishte mënyra e festimit me ”shqiponjë” ajo që tërboi serbët dhe gëzoi qindra e mijëra shqiptarë kudo nëpër botë.  Një simbol i cili po përhapet gjithnjë e më shuimë në botë pasi dhe futbollistë të tjerë po e bëjnë në ndeshjet kur shënojnë golat e tyre.

FIFA mori masa kundrejt lojtarëve pasi u mor si një provokim për serbët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi ka reaguar për masën që u mor ndaj shqiptarëve duke iu drejtuar FIFA-s:

Swiss Digital Desktop Reklama

”E dashur FIFA ti je më e mirë se kaq! Shenja e Shqiponjës e njëjtë me qepalla ose shenjë OK- është një lloj simboli mes shqiptarësh, që vjen nga Toka e Shqiponjave! Si për këngëtarët Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta,ashtu edhe për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, është motiv gëzimi dhe jo konflikti”,-shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Bkdfia6np1_/?taken-by=erionveliaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?