Shqiponja që ”pushtoi” portalet greke dhe ndezi debat (FOTO)

Një foto e dy artistëve, shkaktoi ”furtunë” debati në Greqi, dhe prej tre ditësh ka ”pushtuar” çdo portal në territorin grek. Simboli i shqiponjës me duart e Eugent Bushpepën ka nxitur gjuhën e urrejtjes ndaj Eleni Foureiras, këngëtares me origjinë shqiptare që në Eurovizion do të përfaqësojë Qipron.

Gjesti i saj me Eugent Bushpepën interpretohet në Greqi si mbështetje për “Shqipërinë e Madhe. Në disa media të tjera është ironizuar duke e quajtur “meksikane”, ashtu siç vetë Eleni kishte deklaruar në fillim. Eleni përfaqëson qipron në Eurovizon, por ka nënshtetësinë greke.

Këngëtarja ka deklaruar që nuk kishte treguar për vite të tëra se ishte shqiptare pasi e paragjykonin, por tashmë Eleni akuzohet se është mbështetëse e Shqipërisë së Madhe.

Mediat greke kanë shkruar se shqiptarja, e cila u bë e famshme me paratë e grekëve guxon të bëjë shqiponjën shqiptare me duar. “Duhet ta dërgojnë shqiptaren në vendin e saj që të bëjë shqiponjën sa të dëshirojë, pasi në Greqi duhet të respektojë historinë e vendit”, thonë mediat greke.

Në foton e më poshtme, janë disa nga lajmet që kanë si temë të vetme këtë simbol mes ky këngëtarëve.

SHKARKO APP