”Shqiponja” që u hoq nga Tirana shkon në Kukës

Simboli i Shqiponjës që ishte në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, do të vendoset në Kukës. Deputeti i PS-së Pandeli Majko sqaron se do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

“Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani, i cili është dhuruesi i saj, miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Shqiponja ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës në vitin 2012, si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u hoq 6 vite më pas, në nëntor të 2018, pasi zona do të përfshihej nga punimet për projektin e Unazës së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?