“Shqiponjat” zbarkojnë në Elbasan, aksion blic për të arrestuar personat e rrezikshëm

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion këtë mbrëmje. Në ditën e dytë të vitit 2022, blutë e Elbasanit kanë zbritur në terren bashkë me ekipin e forcave “Shqiponja” dhe po ushtrojnë kontrolle në baret e bizneseve të personave që kanë precedente penalë e që njihen si të rrezikshëm në zonë.

Mësohet se aksioni i kontrolleve ka nisur rreth orës 20:00 dhe se deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat. Nuk dihen ende identitetet e tyre.

Gjithashtu, nuk bëhet me dije nëse personat në fjalë janë kapur me lëndë narkotike, armë zjarri apo nëse kanë qenë të shpallur në kërkim për ndonjë vepër penale. Aksioni është ende në zhvillim e sipër.

SHKARKO APP