Shqiptarë donin te arratiseshin nga burgu i Korfuzit (foto/video)

 

Ka dështuar një tentativë për tu arratisur e të paktën 25 të burgosurish nga vendi i vuajtjes së dënimit në një burg të sigurisë në Korfuz të Greqisë. Mes tyre numëroheshin edhe disa shqiptarë. Plani të burgosurve për tu arratisur ishte afër realizmit por u zbulua në momentin e fundit për shkak të një rastësie. Sipas mediave greke ka qenë qeni ik një kalimtari që zbuloi një vrimë të hapur në murin e burgut dhe nga dëgjoheshin zhurma gërmimi. Të njëjtat burime thanë se me njoftimin e kalimtarit zona u rrethua nga dhjetëra forva policie duke evituar arratisjen. Mediat greke shkruajnë se ideatori I platit dyshohet se është një i dënuar grek nga Larisa. Në listën e të dyshuarve janë të dënuar grekë, shqiptarë, një turk dhe një sirian. Policia greke njoftoi se tuneli i nëndheshëm ishte rreth 15 metra dhe ishte drejtuar nga pylli pranë burgut. Dheu I hequr ishte fshehur poshtë krevateve ndërsa rojet nuk kishin pikasur asgjë të dyshimtë.

SHKARKO APP