“Shqiptarë jemi me ju në këto momente të vështira”, Presidentja e Kroacisë letër Metës
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, përmes një telegrami dërguar presidentit shqiptar, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
“Me shqetësim të thellë po i ndjek lajmet për pasojat që kanë shkaktuar tërmetet e fuqishme në Republikën e Shqipërisë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për të gjithë viktimat”, shkruan Kitarovic.
“Në këto momente të vështira për Vendin tuaj, ndajmë solidarizimin e thellë me popullin mik shqiptar, veçanërisht me ata që janë drejtpërdrejtë të goditur nga kjo tragjedi dhe që kanë humbur më të dashurit dhe shtëpitë. Ju lutem, Zoti President, përcillni ngushëllimet tona më të thella deri te familjet e viktimave.
Urojmë shërim të shpejtë për personat e lënduar dhe tejkalim të pasojave të dhimbshme të kësaj ngjarje të tmerrshme në kohë sa më të shkurtër, kurse ekipeve të shpëtimit guxim dhe forcë në gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur”, thekson Kitarovic në letrën dërguar presidentit Meta.
KOHA JONË SONDAZH

