Shqiptarët anuluan 70% të rezervimeve për Dubai, ”ngrijnë” pushimet në Turqi
Anulime masive të rezervimeve nga shqiptarët drejt destinacioneve që vetëm një vit më parë ishin ndër më të preferuarat, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Sipas operatorit turistik Besnik Vathi, vetëm gjatë 10 ditëve të para të konfliktit është shënuar një rënie drastike.
”Unë mund të them që për në Dubai për shembull mund të jenë anuluar diku te 2000 persona. Frenimi i rezervimeve gjatë periudhës së luftës shkoi deri në 70% rënie. Ishte një rënie e menjëhershme përveç anulimeve drejt udhëtimeve drejt Lindjes së Mesme, Emirateve të Bashkuara. Për udhëtimet drejt Stambollit apo Kapadokia ka rezervime po është më i ulët numri i rezervimeve me atë që ka qenë më përpara. Për periudhën e verës për plazhe, ritmi i rezervimeve ra menjëherë gjatë kohës së luftës”, thotë Besnik Vathi.
Në Antalia të Turqisë, e cila tërheq një numër të lartë peshuesish, operatorët e atjeshëm po ofrojnë ulje të çmimeve të paketave si kundërpeshë përballë pasigurisë që ofron situata. Ata që e kanë përqendruar aktivitetin në turizmin vendas, e shohin gjendjen e krijuar si një mundësi për më shumë vizitorë gjatë këtij sezoni. Kërkesa për pushime në bregdetin shqiptar mbetet e lartë, me Vlorën dhe vijën bregdetare deri në Sarandë që konsiderohen si zonat më të kërkuara.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11908

