Shqiptarët drejt Britanisë, ambasadori King-Smith: Problem videot e shpërndara në Tik-Tok

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, u thirr këtë të hënë në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe iu dorëzua një notë verbale, lidhur me deklaratat e ministrit të Emigracionit britanik, Robert Jenrick.

Vetë ai thotë se është i shqetësuar nga videot që shpërndahet në Tik-Tok për rrugën me gomone drejt Brtianisë.

”Jemi të shqetësuar, ato video në Tik-Tok janë shqetësuese për rrezikun e të rinjve. Ata mendojnë se largimi është e vetmja zgjidhje. Ne duhet t’u ofrojmë kushte. Ajo që ne bëmë vjet, ishte komunikata e përbashkët mes dy Qeverive. Duhen parë të gjithë mekanizmat e tjerë, duhet trajtuar Shqipëria si një vend i sigurtë”.

SHKARKO APP