Shqiptarët kishin 2000 klientë, u shisnin kokainë në Londër
Një grup kriminal shqiptarë në Londër që shiste kokainë, iu zbulua përmes telefonave se kishin 2.000 klientë. ”The Times”, raporton se këtyre 2000 klientëve të zbuluar nga telefonat që iu kapën grupit të Shqiptarëve, policia i ka dërguar SMS duke I ofruar ndihmë për të hequr dorë nga varësia e kokainës.
Mesazhet SMS i janë dërguar të gjithë numrave të gjetur në dy celularë që përdoreshin nga shqiptarët për tu lidhur me klinët që u shisnin kokainë. Në SMS-t e dërguara nga policia thuhej se tashmë shitësit e tyre të kokaunës janë arrestuar dhe se përmes mekanizmave të ndryshëm ofrohej ndihmë për ti larguar ata nga varësia e kokainës.
Grupi kriminal shqiptarë që kishte ngritur një klientelë prej 2000 personash, kryesisht bankierë dhe financierë të zonës “City of London” zemra e aktiviteteve financiare në Angli, do të arrestohej pas një hetimi 8 mujor. Në pranga ranë 12 shqiptarë të cilëve iu kapën 1.2 kg kokainë me vlerë 144.000 stërlina, dokumente të falsifikuara dhe 20.000 stërlina cash. Antarët e këtij grupi kriminal u dënuan nga 25 deri 64 muaj burg.
KOHA JONË SONDAZH

