Shqiptarët lënë gomonet dhe gjejnë rrugë të re, media e huaj: Çipa biometrike në dokumente reale

Tema e emigrantëve shqiptarë në Britani u bë shumë e madhe pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike dhe sumloi me protestën e djeshme të komunitetin shqiptar në qendër të Londrës.

Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani, ka zbuluar një hetim i “Sun on Sunday”. “Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal”.

Media britanike publikoi një video ku shihet se si trafikantët kanë prodhuar një pasaportë greke, me të dhëna biometrike. E reja shqiptare I.D., reklamon falsifikimet në TikTok dhe tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe. I. D., e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të “hapin llogari bankare false, pasaporta, ID dhe leje drejtimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?