“Shqiptarët, luftëtarë të Shtetit Islamik do të godasin Italinë”

“Breitbart.com në një artikull për sulmet terroriste dhe Shqipërinë shkruan se shumë shpejt luftëtarë të Shtetit Islamik që vijnë nga përtej detit Adriatik do të godasin Italinë.

Artikulli

Shërbimet e inteligjencës në Itali besojnë se vendi po përballet me një rrezik të menjëhershëm nga luftëtarët e Shtetit Islamik me bazë në Shqipëri, sipas të përditshmes italiane La Repubblica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimë të gazetës përshkruajnë fshatra të largët shqiptare të cilat kanë ngritur flamuj të ISIS”, duke përkujtuar raportet e “fshatrave” të Sheriatit, të ngjashme me besnikë të grupit terrorist në Bosnjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një fuçi baruti,” paralajmëroi burimi, duke theksuar se “Italia është një vend i ekspozuar.”

Apulia, ose Puglia, mendohet të jetë i ekspozuar në veçanti. Shqipëria është vetëm dy orë larg Adriatikut dhe mafia shqiptare bën një punë të “pandalshme” të trafikimit të njerëzve dhe drogës, operacione që zhvillohen prej shumë vitesh në rajon.

Raporti i “La Repubblica” vjen vetëm pak ditë pasi shefi i policisë së lartë Franco Gabrielli paralajmëroi italianët javën e kaluar se “ISIS do të godasë Italinë së shpejti”.

“Unë po e them hapur, edhe neve do të na duhet të paguajmë kostot”- është shprehur ai. Hetimet tregojnë se njerëzit e arrestuar së fundmi në vendin tonë kishin lidhje të ngushta me ISIS dhe operacionet në të cilat po vriten njerëz.

Bashkimi Europian i dha në vitin 2014 Shqipërisë, Statusin e Vendit Kandidat duke hapur në këtë mënyrë rrugën për anëtarësim të plotë në bllokun europian, ndërsa ka hequr barrierat e migrimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe shteteve të unionit.

Bashkimi Europian aktualisht ka garantuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën në vitin 2010, dhe kjo mesa duket ka nxitur në rritjen e aktivitetit e trafikantëve shqiptarë të armëve, të drogës dhe të qenieve njerëzore të futen në kontinet.

Sipas Luke Coffrey i Qendrës së “Foreing Policy” dhe Fondacionit Heritage, Shqipëria tashmë është epiqendra e trafikut të drogës. Vitin e kaluar u nevojitën 800 forca policore për të ndërhyrë në një magazinë droge të vendosur në mal me vlerë 4 miliardë e cila ruhej nga një armatë e vërtetë e pajisur me makineri lufte dhe granata”.

Madje ka edhe akuza, të kundërshtuara nga qeveria e Shqipërisë, se Shteti Islamit ka zëvendësuar tashmë edhe bosët e krimit dhe drejtuesit e fshatrave ku ata operojnë. Edhe Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht se nuk është në kufijtë e Bashkimit Europian është bërë gjithashtu vunerabël nga trafikantët shqiptarë të emigracioni ilegal pavarësisht se në mes është kufiri detar.

Rojet bregdetare kanë pikasur së fundmi 18 emigrantë shqiptarë që tentonin kalimin ilegal të detit, të ngjashme me ato që janë regjistruar më herët në Itali. Ndërsa sipas raporteve rezulton se ka një rritje të “fëmijëve skllevër” nga Shqipëria në Britaninë e Madhe.

Aeroporte të vogla të Britanisë janë quajtur edhe “të pambrojtur” nga një gjykatës në fillim të javës, pasi një pilot lituanez u dënua për kontrabandimin e tre shqiptarëve në Norfolk me një avion të vogël.

http://www.breitbart.com/london/2017/01/11/albanian-islamic-state-fighters-will-strike-italy/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?