Shqiptarët në marshim solidariteti për fëmijën e vrarë në Bazel
Zvicra u trondit nga vdekja e djaloshit 7-vjeçar në Bazel, i cili ka prejardhje nga Kosova. Një gjë e tillë ka tronditur të gjithë opinionin zviceran.
Për t’u solidarizuar me familjen, shqiptarët në Zvicër do të organizojnë një marshim solidariteti, njofton albinfo.ch.
Organizatori Emi Sallahi ka njoftuar për detajet. “Marshi do të mbahet nesër rreth orës 14:00. Do të nisemi nga shkolla e djaloshit e deri te vendi i ngjarjes. Do të ndezim qirinj dhe do të vëmë lule në vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje dhe që ka tronditur të gjithë Zvicrën. Tashmë kemi marrë edhe lejen nga Policia. Ne kemi hapur edhe një faqe në ‘Facebook’ dhe të gjithë të interesuarit mund të na bashkëngjiten. Nuk kemi ndonjë organizatë apo shoqatë, por thjesht jam i shokuar me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Sallahi.
E gjithë Zvicra është shokuar nga ky rast. “Ky marsh është shenjë solidariteti me familjen. Vërtetë jemi të shokuar. Kur kemi dëgjuar nuk kemi mundur të besojmë. Edhe pse në fillim nuk dihej kombësia, është gjëja më e tmerrshme çka mund t’i ndodhë një prindi”, ka thënë tutje Emi Sallahi.
KOHA JONË SONDAZH

