“Shqiptarët njerëz të ligj”, gazeta malazeze kërkon falje
Gazeta ka botuar një ndjesë për të gjithë lexuesit dhe qytetarët shqiptarë që banojnë atje, pas titullit fyes që kishte nxjerrë në faqe të pare, raporton Telegraf.
Ajo tha se në shtatë muajt e parë të punës së saj, gazeta nuk ka pasur kurrë një qëllim për të fyer ndonjë person.
“Redaksia e ‘Informer’ nuk ka ndërmend të fyejë qytetarët me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në këtë zonë për shekuj me radhë, sepse ne e dimë me siguri që ata janë lexuesit tanë besnikë”, shkruhej në gazetë.
“Ne ju garantojmë që stafi ynë i vogël editorial dhe njerëzit që punojnë në të, nuk mund të jenë një kërcënim për stabilitetin dhe harmoninë kombëtare në Mal të Zi”, thotë teksti.
Cilësimi i shqiptarëve si “të ligj” u konsiderua nga shoqëria civile në Mal të Zi si një fyerje ndaj kombit, dhe veçanërisht komunitetit shqiptar që jeton atje, si dhe një diskriminim ndaj një “grupi që i përket një kombi të caktuar”.
Për këtë ata kërkuan që çështja të shkojë deri në gjykatë.
KOHA JONË SONDAZH

