Sondazhi i Euronews Albania: Shqiptarët preferojnë median tradicionale për t’u informuar
59.8% e shqiptarëve i besojnë më shumë medias tradicionale se sa asaj online. 23.5% i besojnë medias onlinë më shumë se medias tradicionale. Ndërsa 16.7% e të pyeturve nuk i besojnë asnjërës.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se pavarësisht se besojnë më shumë tek media tradicionale se ajo online, shqiptarët nuk i besojnë vetëm një televizioni për t’u informuar, pasi 92.6% e tyre i shohin lajmet një TV të ndryshëm.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhën 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews albania/