Shqiptarët rrezikojnë, të hënën vendoset në Amsterdam

Udhëtimi i lirë në Europë mund të pezullohet për dy vite, pas një paralajmërimi që është dhënë nga ministri francez dhe kryeministri i këtij vendi se emigracioni masiv mund të vrasë të gjithë projektin e BE-së. Zyrtarët më të lartë të BE-së do të takohen këtë të hënë, për të diskutuar mbi pezullimin e mundshëm të Marrëveshjes “Shengen”, e cilësuar deri tani si një nga rregullat më të shenjta të BE-së. Edhe shumë shqiptarë andej e këtej kufirit, teksa janë të shumtë në numër që kanë kërkuar azil apo pa dokumente, mund të penalizohen. Rrëmuja e shkaktuar mbi këtë  çështje ka turbulluar kohët e fundit edhe politikat në Europë, brenda shteteve, aq sa i kërkohet së fundmi Kryeministrit britanik, David Cameron, të shohë momentin për të nisur negociatat mbi një referendum të Britanisë, për të dalë nga BE-ja.  Kryeministri çek tha se Britania do të mund të ofrojë të ashtu-quajturën “frena emergjente në vend”, por duhen lejuar kufizimet e përkohshme për punëtorët e BE-së. Shifrat e BE-së tregojnë se 1.25 milionë emigrantë kanë mbërritur në Europë vitin e kaluar. Turqia i ka premtuar kancelares gjermane Angela Merkel se do të bëjë “gjithçka që ajo mundet” për të frenuar valën e emigrantëve.  Kryeministri slloven paralajmëroi se do të kishte  “konflikte ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, përveç rastit nëse kriza do të vihet nën kontroll brenda disa javësh.” Disa prej 26 vendeve kanë hequr kontrollet kufitare në mes njëri-tjetrit në “Shengen”, por para se të prekeshin  nga kriza e emigrantëve. Kryeministri francez, Manuel Valls, i tha BBC-së: “Europa mund të vdesë, jo në zonën e Shengen-it. Në qoftë se Europa nuk mund të mbrojë kufijtë e saj,  ideja e Europës mund të vihet në dyshim.” Ka pasur kritika edhe ndaj Angela Merkel, që tha se Gjermania do të mirëpresë 1 milion emigrantë. Nëntë vende kanë kërkuar tashmë kontrollet e përkohshme kufitare dhe u zbulua ministrat janë duke shqyrtuar pezullimin e zonës pa kufij, për deri në dy vjet. Në Amsterdam të hënën, ministrat e brendshëm do të takohen për herë të parë, ku do të diskutohet një klauzolë emergjence për të sjellë përsëri kontrolle për një periudhë të zgjatur – nëse udhëheqësit pajtohen se ka “mangësi sistematike” në kontrollin e kufijve. Shtetet e Evropës Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me një numër të madh qytetarësh në Perëndim janë të bindur se ata nuk do ta pranojnë asnjë “diskriminim” ndaj shtetasve të tyre. Cameron këmbënguli se propozimi i tij katër-vjeçar mbetet “ende në tavolinë”, por tha se mirëpret alternativa. Është hera e parë që një udhëheqës i BE-së ka sugjeruar publikisht frenat, edhe pse kjo çështje është diskutuar me dyer të mbyllura për muaj. Por Steve Baker, deputeti konservator i cili kryeson Konservatorët për Britaninë, është shprehur: “Populli britanik i kërkon qeverisë së saj të jetë në gjendje për të kontrolluar numrat duke përdorur “Nuk mbyllet porta, kur kali ka ikur.” Ish-Kryeministri Tony Blair  paralajmëroi se BE-ja do të përballet me “një problem të madh politik”, në qoftë se terroristët do të hyjnë në Evropë, në mesin e refugjatëve. Sondazhi i fundit ka zbuluar se 52 për qind besojnë se Britania duhet të qëndrojë në Evropë – një shifër e pandryshuar prej muajit të kaluar. Të enjten, Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha se ai nuk mund të “parashikojnë një moment se kur masat e emergjencës, për pezullimin Shengen do të hiqen. Dhe kryeministrat suedezë dhe holandezë paralajmëroi BE-ja se duhen disa javë për të shmangur rënien e saj.

Përgatiti: A. Muraçi

SHKARKO APP