Shqiptarët s’duan të mësojnë – Norma e tretë më e ulët në Europë e edukimit dhe trajnimit te të rriturit

Duket se edukimi në Shqipëri nuk është problem vetëm për të rinjtë. Të dhënat e sapo publikuara të Eurostat tregojnë se, Shqipëria ka normën e tretë më të ulët të pjesëmarrjes në edukim dhe trajnim të të rriturve në moshë pune, pra mes 25 dhe 64 vjeç.

Kjo normë në vendin tonë fiksohet në 9.2%. Siç e tregon qartë Eurostat, në Europë më keq se ne është vetëm Rumania me 7% dhe Bosnje Hercegovina me 8.7%. Pas Shqipërisë ndërkohë vjen Maqedonia me 12%, Serbia me 19.8%, e më pas të gjitha shtetet e tjera kanë një normë mbi 20%, e deri në 69.1% në rastin e Zvicrës.

Me një normë në vetëm 9.2%, pjesëmarrja e shqiptarëve të rritur në kurse edukimi apo trajnimi është 5 herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Në union, kjo mesatare fiksohet në 45.1%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, ndërkohë që në Bashkimin Europian 1 në 2 të rritur merr pjesë aktive në kurse trajnimi, në Shqipëri ky raport zbret në 1/10. Kurset mund të jenë formale ose jo formale, dhe në pjesën dërrmuese i referohet atyre që lidhen me profesionin. Por në shumë raste janë edhe kurse që lidhen me aftësi apo talente të tjera që mund të ketë dikush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja mjaft e ulët e shqiptarëve në marrëdhënie pune në edukim apo trajnim të mëtejshëm, veç vullnetit të gjithsecilit është edhe  reflektim i mungesave në treg, strukturës së tregut të punës, por edhe e mangësive në legjislacion, kodin e punës, planet e qeverisë.  Ky fenomen më pas reflektohet në tregun e punës e për rrjedhojë edhe në nivelin e produktivitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?