Shqiptarët si Afganët, shifra të frikshme për minorenët që kërkojnë azil
Çdo rrugë po përdoret nga shqiptarët për largimin nga vendi, saqë nuk ngurrojnë të “shfrytëzojnë” edhe fëmijët e tyre. Ndonëse Shqipëria është quajtur një vend i sigurtë sipas qeverisë, shqiptarët përgjatë 2017 shënuan rekord me kërkresat për azil.
Një problem i madh është dhe përdorimi që prindërit ju bëjnë fëmijëve të tyre. Sipas një raporti të Eurostat, janë rreth 530 minorenë shqiptarë, të cilët të pashoqëruar kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre ka shënuar rënie, teksa në 2016-n, numri i aplikimeve ishte 755.
Eurostat ka publikuar të dhënat për “Aplikimet e azilantëve që konsiderohen minorenë të pashoqëruar, sipas vendit të shtetësisë, 2017”. Numri më i lartë i aplikimeve nga Shqipëria ishte në Mbretërinë e Bashkuar, me 250 fëmijë të pashoqëruar, të ndjekur nga Suedia me 75 dhe Belgjika e Gjermania, me përkatësisht 55 fëmijë. E frikshme sesi shqiptarët janë në listë me banorët e vendeve të treta.
31 mijë kërkesa totale
Në vitin 2017 kishte 31,400 azilkërkues që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (BE) konsideroheshin si të mitur të pashoqëruar. Në vitin 2017, shumica e të miturve të pashoqëruar që kërkonin azil ishin meshkuj (89%).
Duke pasur parasysh moshën, mbi dy të tretat ishin të moshës 16 deri 17 vjeç (77% e totalit, ose rreth 24 200 persona), ndërsa ata të moshës 14-15 vjeç përbënin 16% (rreth 5,000 persona) dhe ata të moshës më të vogël se 14, rreth 6% të totalit ose 2 000 persona.
Afganët (17%, ose rreth 5 300 persona) vijojnë të jenë nënshtetësia kryesore e azilantëve, të cilët konsiderohen si të mitur të pashoqëruar në BE.
R.Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

