Shqiptari 26-vjeç qëllohet për vdekje në Athinë, dyshimet e para

Vdes pas plagëve të marra pas përleshjes në rrugët e Athinës një shqiptar 26-vjeçar. Ngjarja e rëndë sipas mediave greke ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peristeri, ku shqiptari ende i paidentifikuar u qëllua, dyshohet me thikë.

Policia e ka gjetur atë mes pellgut të gjakut, ndërkohë që ndihma e parë nuk ka bërë asnjë dobi për shqiptarin, i cili gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra.

Policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes dhe rënien në gjurmë të autorëve. Ndërkohë ka nisur hetimi i të shkuarës së shqiptarit, pasi nuk përjashtohet që të ketë qenë një larje hesapesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?