Shqiptari ekzekutohet me armë zjarri në një lokal në Athinë

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës (12 dhjetor)  në rrugën “Kritis”, që ndodhet mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia” në kryeqytetin grek, Athinë.

Mësohet se viktima është një shtetas 44-vjeçar,identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ai ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti”, kur edhe u qëllua nga dy persona me motoçikletë dhe me kaska.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima u qëllua me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?