Shqiptari ‘hero’ në Greqi, ushqime falas për të prekurit nga zjarri
Tragjedia e rëndë që preku Greqinë, ku zjarret e rëna në Athinë morën jetën e 83 personave, ka nxjerrë në pah anën humane të shumë personave.
I tillë është edhe rasti i shtetasit shqiptar që jeton në Greqi, Petrit Athanasit.
Athanasi është pronar i një supermarketi në Greqi dhe për t’i ofruar ndihmën e tij të prekurve nga zjarri, ai ka shpërndarë ushqime falas.
Mediat dhe qytetarët grekë e kanë ciluar shtetasin shqiptar si hero.
Ai u shpreh në një lidhje telefonike për ‘News 24’ se gjesti i tij është diçka e vogël përballë një situate kaq të rëndë.
“Situatë e rëndë, ndihmat janë gjëja më e vogël. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj të ndihmoj njerëzit në Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i lë pa ndihmuar”, tha Athanasi.
KOHA JONË SONDAZH

