Shqiptari i arrestuar për vrasje kërkon mos ekstradimin nga Anglia: Do të më vrasin për gjakmarrje!
Një shqiptar i dyshuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri u paraqit para gjyqit anglez, pasi jetonte atje me dokumenta të falsifikuara.
“Daily Mail”, rrëfen historinë e babait të tre fëmijëve, me një këmbë të prere pak centimeter në gju, pas një aksidenti me motor.
Selman Barçi, 40 vjeç tha se ishte nisur drejt Anglisë pasi vrau dy vetë 20 vjet më parë. Babai i tre fëmijëve kundërshton ekstradimin me arsyetimin se në Shqipëri rrezikon të vritet për gjakmarrje.
Përveç kësaj, Barçi i tha gjykatës angleze se në burgjet shqiptare mund ta torturojnë dhe se vendimi mund të ndikohet për shkak të korrupsionit.
Për të përforcuar argumentat e tij, Barçi tha se nipi i tij ishte vrarë në pritë, në një vend ku “nderi është më i rëndësishëm se jeta”.
Në vitin 2001 ai ishte arratisur drejt Anglisë në kërkim të azilit si kosovar dhe më pas kishte fituar nënshtetësinë angleze, me emrin Saimir Basha, shkruan Lapsi.
Prokurori anglez Daniel Sternberg i tha gjykatës se nuk mund të mos marrë parasysh se “Barçi ka falsifikuar dokumenta dhe ka jetuar me një identitet të rremë për më shumë se 14 vjet”.
Ndërkohë shqiptari kundërshtoi duke thënë se gjithçka e ka bërë nga frika për jetën e tij”.
Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë të tij në vitin 2009, dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas ankimit nga familjaret. Çështja tani është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë.
Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja kunder tij, ndaj dhe po e kerkojne.
Ai në gjyq u paraqit me paterice dhe tregoi edhe aksidentin me motor ne 1996, nderkohe që jeta eshte e veshtire pasi vijon të perdorë medikamente të shumta.
Barçi, i cili jeton në Northolt, në perëndim të Londrës, tha para gjykates: “Për shkak te korrupsionit, ata mund të më vrasin lehtë, në Shqipëri.”
Ai tha se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse “e dinte se Anglia do të me mbronte mua dhe familjen time”.
Sekretari për Drejtësinë në Angli, Majkëll Gove ka paralajmëruar se 1 në 20 të burgosur në Angli është shqiptar.
Ai ka thënë se këto të burgosur i kushtojnë Anglisë gati 18 milion paund. Sipas tij, nëse hapen kufijtë atëherë 88 milion njerëz nga Turqia dhe Ballkani pritet të dynden në Angli.
KOHA JONË SONDAZH

