Shqiptari i ISIS, plani që kishte thurur
Një 28-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik, u dëbua nga Italia me dyshimet se ka lidhje me terrorizmin. Që prej 24 gushtit, ai ndodhet në Tiranë dhe është marrë në zotërim nga autoritetet shqiptare. I riu shqiptar, rezulton të ketë qenë banues në komunën ”Castel bolognese” në provincën e Ravennas dhe ishte pa leje qëndrimi. Aty ai jetonte me të dashurën e tij shqiptare, e cila është me shtetësi italiane. Ajo është shtatzënë dhe qëllimi i hyrjes në Itali i 28-vjeçarit shqiptar, ishte të pajisej me leje të rregullt qëndrimi në Itali si baba i foshnjes
Mediat italiane, kanë publikuar së fundmi detaje të reja mbi 28-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet të jetë një luftëtar i ISIS, i infiltruar në Itali. ”Corriere Romagna”, shkruan se shqiptari kishte hartuar një plan të mirë menduar me qëllim që të merrte leje qëndrimi në Itali. “Kishte ardhur me bashkëshorten e tij shtatzënë që ajo të lindte në Itali. Kjo do ta lejonte të merrte një leje qëndrimi dhe në këtë mënyrë do të vazhdonte të punonte në hije për misionin e tij në emër të xhihadit”,-thuhet në artikull.
Shqiptari i konsideruar i rrezikshëm për shkak të lidhjeve të tij me organizatat terroriste që kanë bazën në Irak dhe Siri, ishte vendosur në Castel Bolognese, ku kishin disa të afërm të cilët e kishin ndihmuar të akomodoheshe bashkë me bashkëshorten. Ata të dy kishin hyrë në Itali dy muaj më parë. Në këto dy muaj, ai kishte punuar në të zezë si elektricist, por shërbimet sekrete italiane ranë në gjurmët e tij.
Shqiptari u vu nën vëzhgim nga DIGOS, një divizion i posaçëm në policinë italiane që merret me hetimet për çështje të ndjeshme që lidhen me terrorizmin, krimin e organizuar dhe çështje të rëndësishme të rrëmbimit të fëmijëve apo dhe zhvatjes. Në momentin kur u arrestua në shtëpinë e tij në Ravena ai nuk bëri rezistencë. Pranoi se kishte luftuar për ISIS dhe se kishte qenë aktiv në zonat e konfliktit siro-iraken si pjesë e organizatave terroriste Jabhat al-Nusra në fillim dhe më pas me Shtetin Islamik.
Ai është konsideruar si “një nga xhihadistët më të rrezikshëm të pikasur ndonjëherë në provincën e Ravenës”. Ai kishte marrë pjesë aktive në luftimet për ISIS në Siri dhe Irak, por pas kthimit në Europë kishte mbajtur një profil të ulët në publik për të mos rënë në sy. Pa asnjë profil në Facebook, me një temperament të tërhequr por në të njëjtën kohë edhe ekstremist radikal në stilin e jetës dhe në raport me të afërmit e tij.
KOHA JONË SONDAZH

