Shqiptari kapet me 54 kg drogë në makinë

Policia rrugore e Barit ka arrestuar një qytetar shqiptar, në drejtimin e një ‘Renault Laguna’, pasi e ka kapur me 54 kile marijuanë në makinë.

Shqiptari, me banim në Italinë qendrore, është kapur gjatë një kontrolli rutinë të policisë në rrugë, teksa ka reaguar me nervozizëm e shqetësim nga prania e policëve.

Nervozizmi i tij ngjalli dyshime dhe bëri që policët ta ndalonin për kontroll. Rezultoi se ai është person me precedentë për shpërndarje droge, ndërkohë që ndaj tij kishte edhe një masë për heqje patente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marijuana u zbulua nga qeni Amira i marrë nga reparti i qenve të kuesturës së Barit për kontrollet e mjeteve në rrugë, të intensifikuara në sezonin e verës, për shkak të rritjes së numrit të automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

54 kilogramët e marijuanës ishin ruajtur në 26 qese plastike dhe të fshehura nën dyshemenë e bagazhit.

Droga e makina u sekuestruan, ndërsa drejtuesit të mjetit iu komunikua arresti në gjykatën e Barit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?