Shqiptari me zemrën e madhe bëhet hero në Greqi

Tragjedia e rëndë që preku Greqinë ka nxjerrë në pah edhe anën humane të shumë personave.

Petrit Athanasi një shtetas shqiptar që jeton në Greqi, ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga zjarri.

Shqiptari është pronar i një supermarketi në Greqi, ndërsa është cilësuar nga mediat dhe qytetarët grekë si hero për gjestin e tij human, pasi ka shpërndarë ushqime falas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një lidhje telefonike për “News24” Athanasi tha se gjesti i tij është diçka i vogël përballë një situate të rëndë në zonat e prekura nga zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Situatë e rëndë, ndihmat gjëja më e vogel. Furnizoj furgona e makina me ushqime.

Do vazhdoj të ndihmoj njerëzit në Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur.

Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i la pa ndihmuar”, tha shqiptari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?