Shqiptari në Itali kapet me armë dhe drogë me vlerë 10 milionë euro

Forcat policore në Itali, kanë vënë në pranga një shqiptar. Kjo pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogramë kokainë e pastër, e cila do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.

Makina tip “Golf” me të cilën udhëtonte 30-vjeçari u ndalua në Baraccola, për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë, më pas iu kontrollua shtëpia ku iu gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme.

30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera që iu gjetën gjatë kontrollit.

SHKARKO APP