Shqiptari nga Saranda vritet me çifte nga ish-kunati grek

 

Një 46- vjeçar, emigrant shqiptar nga Saranda është vrarë në Greqi me çifte.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos, raporton Ora.

Leandro Lapa është vrarë në banesën e tij në ishull ku jetonte edhe motra e tij, ish-bashkëshortja e autorit të vrasjes, shtetasit grek, punonjës tatimesh.

Mësohet se autori ka shkuar për t’u sqaruar në tentativë për t’u bashkuar me ish-bashkëshorten shqiptare.

Por pas debateve fillimisht me fjalë, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi kunatin e tij, i cili ka marrë plagë në trup, çka i ka kushtuar jetën.

Lajmi i referohet mediave greke, sipas të cilave ndonëse u dërgua në spitalin e Athinës, 46- vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë goditjes së armës.

Por të afërm të tij, banorë në lagjen nr. 4 në Sarandë, thonë se Leandro Lapa ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

SHKARKO APP