Shqiptari pjesë e mafias, prangoset në Itali i dënuari me 11 vite burg

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, bëhet fjalë për 44-vjeçarin Zamir Dajçaj, i cili prej vitesh ishte në kërkim.

Arrestimi i tij është bërë në Messina. Për arrestimin e tij, policia tha se ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Apelit në Rexhio Kalabria, për krimin e ‘organizatës mafioze’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dajçaj mësohet se ishte pjesë e një organizate kriminale mafioze të njohur me emrin ‘mazzaroti’, që operonin në zonën e Barcellona Pozzo di Gotto dhe rrethinat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zamir Dajçaj ishte në kërkim që prej vitit 2014.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?