Shqiptari shkakton aksident të rëndë në Kroaci, në koma gruaja dhe fëmija! Vdes shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci.

Mësohet se shqiptar i Kosovës është aksidentuar me një mjet tjetër ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Raportohet se aksidentin ka ndodhur dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Media kroate “Index” raporton se aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me veturën me targa sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.

Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë të cilët kanë marrë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shqiptar të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në gjëndje të rëndë në koma. Një 18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.

SHKARKO APP