Shqiptari “Tony Montana” akuzohet për vrasjen e shokut
Një shqiptar në Britani të Madhe ka dalë në gjyq, nën akuzuën e vrasjen së shokut të tij. Mane Driza 41-vjeç, të cilit miqtë i flasin edhe ”Tony Montana”, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur më 22 qershor 1999 në një apartament në veri të Londrës. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë.
Në atë kohë, Driza ishte 21 vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi. Ai u kishte thënë shokëve të punës se do të vriste mikun e tij shqiptar, madje duke i kishte kërkuar njërit prej tyre që t’i blinte një thikë. Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë. E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi. Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.
Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes. Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim. Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës.
KOHA JONË SONDAZH

