Shqiptari traumatizon Italinë: I hedh acid në fytyrë të dashurës

Një shqiptar nga Maqedonia, për arsye xhelozie i ka hedhur acid në fytyrë të dashurës së tij rumune dhe më pas e ka plagosur me thikë në zonën e barkut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 17 nëntorit në ambientet e një restoranti në Civitanova Marche, ku “Il mattino” raporton se 32- vjeçari Sheval Ramadani ka humbur tërësisht toruan. I penduar, agresori ka deklaruar para gjykatës se është penduar për veprimin.

“Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Rumunia, e cila punonte balerinë në një club nate kreu një operacion të menjëhershëm dhe momentalisht gjendet jashtë rrezikut për jetën. Sheval Ramadani, një emigrant pa letra në Itali dhe punëtor bujqësie shpjegoi se thikën e mbante gjithmonë me vete. Ai kishte blerë një shishe që përmbante acid dhe ndonëse synoi ta shpërfytyronte të dashurën mundi t’i dëmtonte vetëm syrin e majtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sheval Ramadani ka rrëfyer se ka lënë gruan dhe fëmijët në Maqedoni vetëm për të dhe se po e ndihmonte me para në mënyrë që balerina të hiqte dorë nga ajo punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?