Shqiptari vdes në vendin e punës, la pas gruan dhe 4 fëmijë
Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Itali. Ngjarja ka ndodhur ne Val Cavargna të provincës së Komos.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari identifikuar si Zyber Curri, baba i kater femijeve ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, duke gjetur vdekjen e menjehershme.
Policia italiane është duke hetuar per shkaqet e kesaj tragjedie ne pune, nderkohe qe prokurori i Comos ka hapur hetim për ngjarjen.
I ndjeri ka lene pas gruan dhe 4 femijet, nderkohe qe familja e 48 vjeçarit kishte shkuar në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

