Shqiptarin e masakrojnë në Itali, në gjendje kritike për jetën

Një shqiptar, 38-vjecar po lufton për jetën në një spital në Itali, pasi e kanë masakruar me grushte gjatë natës.

Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur në Martinsicuro dhe shqiptari me inicialet A.H ndodhet në gjendje kritike për jetën, në reanimacion.

Sipas hetimeve të para dyshohet se atë e kanë rrahur dy persona, por ende nuk ka të dhëna as rreth identitetit të autorëve dhe as për motivet e ngjarjes.

Shqiptari në gjendje shumë të rëndë është dërguar në spital rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe sipas mjekeve ka plagë shumë kritike në pjesën e kokës dhe fytyrës.

SHKARKO APP