Shqiptarin e masakruan dhe e lanë në një varr të hapur, kishte me vete 12 mijë euro

Eni Dollani nga Gramshi, u gjend i vrarë pasditen e së martës në një plazh të Greqisë, nga një banor i zonës. Trupi i viktimës pasi ishte masakruar, u gropos një një varr të hapur.

Autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së Dollanit, me të cilët viktima ishte në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.

Policia mundi të ndalojë tre personat. Ende nuk dihet arsyeja pse u vra Eni Dollani, por mësohet se viktima kishte me vete një shumë afro 12000 euro, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?