Shqiptarja e përdhunuar nga rumunë, Besjana: Për rastin tim pse nuk u fol?

Besjana Kosturi, vajza e përdhunuar në një kamp të komunitetit rom në Prenestino të Italisë, ka folur për rastin e saj këtë të diel në emisionin “Domenica Live” në Canale 5, dedikuar rasteve të dhunës ndaj grave.

“Kur përjetova këtë eksperiencë të shëmtuar, nuk e kisha mbështetjen e femrave, më thoshin që isha rraciste”, tha vajza në studio. Ajo shtoi se duhet të luftojnë të gjithë, meshkuj dhe femra së bashku kundër “këtyre kafshëve”.

Më pas ndalet tek rastet e kronikës tha se: “Për disa flitet, për atë që më përdhunoi edhe pas dënimit, as emri nuk përmendet. Pse?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza shqiptare u përdhunua nga dy rumunë rreth një vit e gjysmë më parë në një kamp romësh në Prenestino të Romës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje direkte me emisionin, Besjana, tha se nuk i vjen turp, pasi nuk ka faj. Pas ngjarjes së atëhershme, në Romë u zhvillua edhe një protestë kundër dhunimit të grave. Besjana Kosturi është vajza e Vladimir Kosturit një ish-mësues shqiptar, i cili jeton prej 27 vitesh në Itali.

Ai organizoi një varg protestash pas rastit të të bijës duke sensibilizuar një komunitet të tërë. Ndërkohë autori kryesor i përdhunimit nuk është arrestuar ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?