Shqiptarja personazh antipatik në Gjermani, “Njihemi si trafikantë të qenieve njerëzore”

Mendimi dhe e shprehura e tij ndonjë nuk dalin të barabarta. E tillë mund të ketë ndodhur edhe me shqiptaren e cila në një spektakël talentesh. Ajo në përpjekje për të dalë fituese në spektaklin “Das Super Talent”, është kthyer në një nga personat më antipatikë për publikun gjerman.

Referuar mediave gjermane, Alkeda Paskali ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër, është shprehur me shprehje raciste, duke marrë vlerësim negativ nga ana e jurisë.

48-vjeçarja e lindur në Shqipëri, por banuese në Ludwigsburg, tha se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si shpërndarës droge dhe trafikantë të qenieve njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë shpërndarës, por që punojnë dhe bashkëpunojnë me ta”, tha ajo gjatë performancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paskali nuk arriti të merrte asnjë pikë nga ana e jurisë, por përpos kësaj, ajo është kthyer në objekt fyerjeje dhe kritikash të shumta në rrjetet sociale.

Syri.net shkruan se shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?