Shqyrtohet ankesa e ONM-së ndaj komisionerit Heral Saraçi
Komisioni Disiplinor i përbërë prej tre anëtarësh të Kolegjit të Apelimit është mbledhur sot për të shqyrtuar procedimin displinor kundër Komisionerit Publik Heral Saraçi.
Komisioni disiplinor përbehet nga gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Kjo është hera e parë që mblidhet Kolegji i Apelimit, një nga institucionet e reja të drejtësisë.
Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.
Nuk dihen se cilat janë shkeljet e pretenduara por në rast se Saraçi shkarkohet nga detyra, ai do të zëvendësohet nga një prej komisionerëve zevendësues Aldona Sylaj dhe Dariel Sina, të cilët kanë marrë secili nga 6 vota në komisionin parlamentar ad hoc.
KOHA JONË SONDAZH

