Shtatë banka me risk të lartë për pastrim parash

Sipas vlerësimit që u është bërë 12 bankave të sistemit tonë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se pjesa 7 kategorizohen me rrezik të lartë dhe 5 me të mesëm. Ky raport është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, ku 7 banka klasifikoheshin me risk të mesëm dhe 5 me rrezik të lartë.

Banka e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 2 banka bashkë me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në një rast, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur masë ndëshkimore me paralajmërim për mungesë vigjilence të transfertave të bizneseve me persona të ekspozuar politikisht dhe mungesë dokumentacioni për provimin e burimit të të ardhurave.

Me rrezik të lartë në fushën e pastrimit të parave rezultojnë edhe zyrat e këmbimit valutor. 119 nga 556 prej tyre kanë dalë me nivel të lartë rreziku. Për 12 prej tyre Banka e Shqipërisë ka revokuar licencën dhe 26 janë ndëshkuar me gjobë. Shqipëria është në listën gri të njësisë së Këshillit të Europës Moneyval sa i takon riskut të pastrimit të parave që prej vitit 2018.

SHKARKO APP