Shtatë të arrestuar në Sarandë, mes tyre 2 rusë për kontrabandë nafte

Shtatë persona janë arrestuar brenda 24 orëve nga policia e Sarandës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre janë edhe dy shtetas rus, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se dy rusët u arrestuan pasi  ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Ndërkohë tre të rinj nga Dhërmiu janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një 18-vjeçar nga Saranda u arrestua pasi në bashkëpunim me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vjedhje u arrestua edhe një 39-vjeçar nga Tirana. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?