Shtatzënë, deputetja e PS-së: Jam prekur nga Covid-19
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti e cila është në muajin e ëmbël, ka treguar se është prekur nga Covid-19. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se së bashku me familjen janë mirë dhe janë karantinuar. ”Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë”,-shkruan deputetja e PS-së.
Postimi i plotë
Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive.
Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.
Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë.