Shtatzënë me kushëririn: 17-vjeçarja rrëfen historinë: Nuk e dimin se…
Në emisionin “Me zemër të hapur”, është bërë publike historia e pazakontë e një 17-vjeçareje nga veriu i vendit. Para 2 vitesh, ajo tregon se rastësisht ra në dashuri me një djalë, pa e ditur se ai ishte kushuriri i saj.
Vajza, pohoi se asnjëri prej të dyve nuk dinte asgjë për lidhjen e gjaku. E ëma ka treguar se pasi kanë shkuar për kontroll tek mjeku, mësuan se vajza ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë.
“Kur ankohej për dhimbje barku, unë e kuptova që ishte shtatzënë. Por kur vendosëm ta abortonim, ai e mori në telefon dhe i tha që do kujdesem bashkë me vajzën, por nuk erdhi kurrë. Na gënjeu”,-tregon e ëma e vajzës.
Familja këmbënguli me çdo kusht të mësonte emrin e të atit të fëmijës, dhe siç tregon e ëma e adoleshëntes, pjesa më e rëndë ishte kur mësuan emrin e djalit, me të cilin kishin lidhje të afërt gjaku.
Pas denoncimeve në polici, sot çështja ka kaluar në dorë të gjykatës. Aktualisht foshnja ka ardhur në jetë dhe jeton me nënën dhe gjyshërit e saj. Përveç të tjerash, vajza e akuzon hapur kushuririn e saj se ka paguar për të ndryshuar përgjigjen e analizave të ADN-së, në të cilat rezulton se ai nuk është babai i foshnjës.

