“Shtëpi bari” në Dimal. Pesë persona në pranga, mes tyre dy punonjës të OSHEE-së

Një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është gjetur nga policia në fshatin Pobrat të Dimalit. Banesa në pronësi të një 21-vjeçari ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e kanabisit. Uniformat blu gjetën brenda banesës 80 bimë kanabisi në fazë rritjeve, 315 kubik dhe 25 llamba. Efektivët arrestuan të riun me inicialet E.B. dhe dy vëllezër nga qyteti i Fierit, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pobrati”. Në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën e shtetasit B.R., u zbulua 1 ambient që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit B.R., 21 vjeç (pronari i banesës), I.B., 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij F.B., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Forcat e rendit po ashtu vunë në pranga edhe dy punonjës të OSHE-së, shtetasit R.M, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale për çështjen në fjalë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?