FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtëpi bari në Fushë Milot. Arrestohet një nga trafikantët dhe elektriçisti, në kërkim një tjetër

Një banesë që ishte përshtatur në një laborator droge për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të enjte në Fushë Milot.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari me iniciale D.G., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 24-vjeçari me iniciale Y.P. ndaj tyre rëndojnë veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Kati i parë i shtëpisë ishte pajisur me llamba për rritjen e bimëve narkotike, ndërkohë që të dyshuarit vidhnin energji elektrike. Po ashtu, ata kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga ka rënë dhe faturisti i energjisë, 53-vjeçari me iniciale Xh.N.që dyshohet se e ka lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, duke mos e raportuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka sekuestruar 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?