Shtëpi e re për nënën e 2 jetimëve që lufton me sëmundjen e rëndë
Vitore Vokrri, nëna e vetme e dy fëmijëve e cila po lufton me një sëmundje të rëndë ndërkohë që po trajtohet jashtë vendit për një ndërhyrje të vështirë, i është mundësuar një shtëpi krejt e re e rindërtuar nga e para. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se ndihet e kënaqur për ndihmën që iu dha Vitore Vokrrit, nënë e vetme e dy fëmijëve që lufton me një sëmundje të rëndë. ”Vitorja po trajtohet jashtë vendit për një ndërhyrje të vështirë, ndërsa Gerta dhe Endri e presin tashmë në një shtëpi krejt të re të rindërtuar nga e para. Me shpresën që çdo gjë do shkojë mirë për Vitoren dhe bashkë me fëmijët e saj, t’ia nisin nga e para”. Rindërtimi i shtëpisë është mundësuar nga një emision televiziv në një nga mediet në vend, ndihmë që u jepet familjeve në vështirësi ekonomike.