Shtëpi online? Balliu: E padëgjuar, kemi një qeveri pa letra
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se banorët e prekur nga tërmeti janë nxjerrë nga hotelet. Nga ana tjetër, ai tha se në Turqi ishte tërmet më i rëndë, por kishte më pak viktima. Pse? Balliu thotë se këtu ekziston mafia e ndërtimit.
“Banorët janë nxjerrë nga hotelet, u kanë hequr edhe bonuset e qirave. Tani kanë dalë dhe thonë se do tu japim lekë në dorë. Kryeministri thotë edhe absurditeti që ai që ka një shtëpi të dytë nuk e ka problem. Kjo qeveri i shërben vetëm interesit të vet. Janë për tu menduar rasti i Thumanës dhe ai i kavaleshencës. Nëse e ka shpallur godinën të pabanueshme, ndërsa ti i fut në ndërtesë. Në Turqi ishte tërmet më i rëndë, por kishte më pak viktima. Pse? Sepse këtu ekziston mafia e ndërtimit. Rama thotë se po bëhen arrestime, por ndërkohë dje dolën nga burgu 8 persona. Kjo tregon se këto akuza janë propagandeske. Kjo është qeveria e shkatërrimit, jo e ndërtimit”,tha në “Ora News”.
Balliu shtoi se të prekurve nga tërmeti po u thonë që të aplikojnë online për shtëpitë, por të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Balliu tha se kjo është një qeveri pa letra. “Kemi dy muaj që thotë kryeministri që shkoni te zyrat shtetërore por pastaj thotë që tani kjo e gjitha është e kotë, hajdeni online. Të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Një shtet serioz kanë institucionet e veta ku ti shkon. Kjo është një qeveri që funksionin me letra pa dokumente, por vetëm me urdhrat e padronit Edi Rama. Arsye pse humbën aq shumë jetë njerëzish është për shkak të korrupsioni”.